Pandeli Majko: Kosovë, gëzuar Ditën e Pavarësisë!

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë.

Lexoni urimin e ish-kryeministrit Majko:

“Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen.

Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente.
Gëzuar Piro, nipi im prishtinas.

Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndërroni, për më shumë… 17 shkurt 2016”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...