Panairi i punës, pritet t’i punësoi rreth 300 qytetarë në komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, së bashku me kompaninë e ndërtimit “ Bechtel Enka”, sot në sallën e sporteve “ Better life “ në Lipjan, kanë organizuar panairin e punës, ku me ketë rast priten të punësohen rreth 300 qytetarë të komunës së Lipjanit.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar Ministrin Arban Abrashi dhe Chris Jennions, drejtor i projektit “ Bechtel Enka”, për mundësinë e bashkëpunimit. Po ashtu kryetari Ahmeti, ka thënë se panairi sezonal, do të gjeneron vende të reja të punës për qytetarët e Lipjanit.

Ndërsa, Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se, ky projekt i përbashkët punësimi , është një mundësi e mirë për qytetarët e Lipjanit. Po ashtu, Ministri Abrashi, ka thënë se, komuna e Lipjanit do të përfiton edhe nga projekt tjetër me fillim të javës të ardhme , projekti i subvencionimit të pagave.

Në anën tjetër, Chirs Jennios , drejtor i projektit të “ Bechtel Enka”, falënderoi kryetarin Ahmeti për pritjen, dhe se tha se në këtë kategori punësimi do të përfshihen të gjithë të interesuarit.

Ndryshe panairi i punës, po qëndron i hapur në sallën e sporteve “ Better life” në Lipjan, qytetarët e interesuar mund ta vizitojnë dhe t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...