Pamjet që sugjerojnë se Messi nuk i beson Griezmannit

PUBLIKUAR

Tifozët e Barcelonës mendojnë se Lionel Messi nuk i beson Antoine Griezmannit, pasi që ai nuk ia pasoi topin yllit francez gjatë një aksioni në ndeshjen e së martës kundër Slavia Prague, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona u ndal me barazim pa gola nga skuadra çeke Slavia Prague dhe tifozët e Barcelonës e vërejtën një moment kyç në ndeshje, kur Lionel Messi e injoroi Antoine Griezmannit dhe tentoi të shënojë një gol individual, transmeton Gazeta Express.

“Nëse Griezmann do të kishte qenë këtu, të gjithë e dimë se çfarë do të kishte bërë Messi”, shkroi një tifoz i Barcelonës.

Tifozët e Barcelonës besojnë se kjo gjë po ndodh vazhdimisht në Camp Nou dhe se Messi qëllimisht po e injoron 28-vjeçarin dhe anasjelltas.

“Griezmanni duke e injoruar Messin, vetëm për t’ia pasuar topin shokut të tij Dembele. E quajnë Klubi i Shokëve për një arsye”, shkroi @ZoroSZN.

“A janë duke u shtyrë mes vete Messi dhe Griezmanni me të vërtetë apo është vetëm për shaka”, shkroi @Adebowvle.

“Sinqerisht pse Messi s’ia pasoi topin në atë rast Griezmannin? S’ka kuptim”, shkroi @Ilkay_.

“Lionel Messi -> Antoine Griezmann: 4 pasime. Antoine Griezmann -> Lionel Messi: 1 pasim. Lidhja mes tyre është ende duke u ndërtuar”.

Përballja e së martës ishte hera e parë që katalonasit dështuan të shënojnë në Camp Nou në të gjitha garat që nga shkurti i vitit 2018 – në një ecuri prej 45 ndeshjeve – dhe tani kjo e lë skuadrën e Valverdes të ketë ende punë për të bërë për të pasur sukses në Grupin F. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...