Pamjet tronditëse tregojnë momentin e një sulmi brutal ndaj një 25-vjeçari i cili u la pa ndjenja në një pompë të benzinës, pasi u godit në mënyrë të përsëritur në kokë nga një grup banditësh.
Ndërkohë aty shihet edhe një vajzë e cila vjen në ndihmë të djaloshit, por është e detyruar të largohet, pasi aty kthehen përsëri grupi i banditëve, transmeton Telegrafi.
Grupi i banditëve pastaj fillon të kërkojë në xhepat e viktimës, derisa ai qëndron i palëvizshëm në dysheme.
Sipas medieve britanike, ngjarja ka ndodhur të shtunën, në stacionin e benzinës në Bristol Road, Birmingham, ditë më parë. /Telegrafi/


