A televiziv kurd “Rudo TV” njoftoi sot përmes një video zhvillimin e luftës nga vija e frontit në Mosu, ku të hënë ishte bërë një ofensivë me xhihadistët.
Videoja tregon një betejë të ashpër të luftëtarëve kur me anëtarët e të ashtuquajturit Shteti Ismalik, raporton Daily Mail.
Një nga luftëtarët kurdish ka një aparat fotografik që e mban në trupin e tij që regjistron në momentin e zhvillimit të betejës në fushë të hapur, ndërsa rreth tij dëgjohen të shtëna shurdhuese dhe shpërthime, transmeton lajmi.net.
Ushtari më pas bashkohet më ekipin e luftëtarëve të Peshmerga-s, të cilët rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar të shkonin në drejtimin që zhvillohej lufta.
Derisa, ata tentonin të shkonin në një shtëpi për tu strehuar plumbat i “fluturonin” mbi kokat e tyre. /Lajmi.net/


