Pamje: Ronaldo qortohet pse nuk mbajti maskë

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është qortuar për mos mbajtjen e maskës duke e shikuar nga tribunat ndeshjen e Portugalisë në Ligën e Kombeve të shtunën mbrëma.

Sulmuesi i Juventusit nuk u paraqit kundër Kroacisë për shkak të një infektimit në gishtin e madh të këmbës dhe e shikoi ekipin e vet kombëtar duke e korrur një fitore bindëse 4:1, transmeton GAzseta Express.

Joao Cancelo, Diogo Jota, Joao Felix dhe Andre Silva shënuan për t’ia siguruar një fitore të lehtë Portugalisë.

Kjo ishte fitorja e nëntë në 10 ndeshjet e fundit për Portugalinë.

Gjatë ndeshjes, një zyrtare e stadiumit iu afrua Ronaldos për t’ia kujtuar se duhej ta vendoste maskën në përputhje me protokollin e koronavirusit.

Edhe pse u duk i pakënaqur me shqetësimin, Ronaldo u bind dhe e vendosi maskën dhe e shikoi pjesën e mbetur të ndeshjes me maskë në gojë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...