Sergio Ramos u përjashtua nga loja me karton të kuq në vetëm paraqitjen e tretë për Paris Saint-Germainin të mërkurën në barazimin me Lorient në udhëtim.
Ish-ikona e Real Madridit është duke përjetuar kohë të vështira në kryeqytetin francez deri tani, për shkak se telashet fizike ia kanë kufizuar dukshëm mundësitë për të luajtur, raporton Gazeta Express.
Ramos e mbylli vitin 2021 duke u përjashtuar nga fusha e lojës pas dy kartonëve të verdhë, pasi ishte futur në lojë si zëvendësues pas pjesës së parë.
Por Ramos nuk është i panjohur për ndëshkimet nga gjyqtarët.
Kartoni i kuq i së mërkurës ishte i 27-ti në karrierë për Ramosin, që është rekord në shekullin e 21-të.
Ramos u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda katër minutave, së pari për protestë ndaj një vendimi të gjyqtarit dhe pastaj pasi bëri faull ndaj Terem Igobor.
Mauro Icardi e shpëtoi skuadrën e Mauricio Pochettinos nga disfata, duke shënuar në minutat shtesë për ta siguruar një barazim 1:1. /Gazeta Express/
🔴📺| The moment Sergio Ramos received his first ever red card for PSG and the 27th of his professional career.
🔄 45′ Sergio Ramos replaces Nuno Mendes
🟥 86′ Sergio Ramos gets himself sent off😅Some things never change!#FCLPSG|#PSG|#Ramos pic.twitter.com/PrgIg0SjzE
— Philip Alimo (@alimo_philip) December 23, 2021


