Pamje: Përpjekja e dështuar e Zhegrovës për ta marrë fanellën e Messit

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova mendoi se më në fund do ta fuste në dorë fanellën e futbollistit legjendar me cilësitë e të cilit krahasohej njëherë e një kohë. Por përpjekja e yllit kosovar ishte e kotë.

Lionel Messi ia kishte premtuar tashmë fanellën talentit të ri anglez Angel Gomes, i cili nuk mundi t’i besojë syve se argjentinasi ia kërkoi atij fanellën pasi ia dhuroi të veten, shkruan Gazeta Express.

Debutimi i sulmuesit të Kosovës Zhegrova për Lille nuk ka mundur të shkonte më keq së kaq, sepse, përveç se Paris Saint-Germain e shkatërroi 5:1 skuadrën e tij Lille, ai dështoi edhe për ta fituar fanellën e 34-vjeçarin me numrin 30, numër të cilin dikur e barte edhe vetë te Baseli.

Zhegrova – i cili iu bashkua kampionit francez nga Baseli në një marrëveshje prej 7 milionë eurove në janar – debutoi për Lille në minutën e 86-të, kur disfata ishte e vulosur tashmë.

Dhe tamam kur 21-vjeçari nga Prishtina mendoi se nga debutimi i tij do të dilte me fanellën e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, bashkëlojtari dhe moshatari i vet anglez ia rrëmbeu atë shpejtazi.

Kur Zhegrova iu afrua ish-yllit të Barcelonës për t’ia kërkuar fanellën me mirësjellje, Messi veçse ishte duke e zhveshur atë për t’ia dorëzuar Gomesit dhe u kthye kah kosovari për t’i thënë se ajo tashmë kishte një pronar të ri.

Ish-ylli i Genkut – i cili nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez – u largua me një buzëqeshje tejet zhgënjyese në fytyrë.

I cilësuar si “Messi i Kosovës” duhet të presë mbase deri në sezonin e ri për të tentuar përsëri ta marrë fanellën e Messit të vërtetë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...