Pamje nga zënka e tifozit bullgar me “Dardanët”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Emocionet e ndeshjes kualifikuese për EURO 2020, mes Kosovës dhe Bullgarisë, bënë që një tifoz bullgar të zihet me fjalë me tifozët e Kosovës dhe sigurimin në “Fadil Vokrri”.

Mbrëmë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit A për kualifikime në EURO 2020, raporton Gazeta Express.

Qysh në fillim të ndeshjes, ishte vërejtur tensioni i madh mes lojtarëve, pasi Amir Rrahmani e shtyu një kundërshtar të tij e më vonë një mosmarrëveshje me bullgarët e pati edhe mbrojtësi tjetër, Mërgim Vojvoda.

Kjo energji vazhdoi edhe te tifozët. Në një video shfaqet se si një tifoz bullgar po zihej me fjalë me tifozët e Kosovës në “Fadil Vokrri”, deri kur u largua nga stadiumi, pas një mosmarrëveshjeje edhe me rojet e sigurimit në stadium. Arsyeja që e shkaktoi këtë mosmarrëveshje nuk dihet.

Fillimisht, bullgarët kaluan në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes, përmes golit të shënuar nga Vasil Bozhikov. Mirëpo, në minutën e 61-të, Arbër Zeneli e barazoi rezultatin me një supergol.

“Dardanët” kishin shumë raste për ta shënuar golin e fitores në këtë ndeshje, mirëpo djelmoshat e Bernard Challandes nuk e arritën këtë qëllim. Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, i pati katër raste të mira gjatë ndeshjes, mirëpo nuk arriti t’i konkretizojë asnjërën nga to.

Pas barazimit 1:1 me Bullgarinë, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian, megjithatë me një ndeshje më pak të zhvilluar se Anglia e Bullgaria që radhiten para Kosovës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...