Pamje nga gjetja e eksplozivit në xhaminë e Drenasit (Video)

PUBLIKUAR

Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar në Drenas pasi është gjetur eksploziv në xhaminë e këtij qyteti.

Në oborrin e kësaj xhamie janë gjetur 1.5 kilogram eksplozivë, ndërsa policia akoma është duke zhvilluar hetime rreth këtij rasti.

Ndërsa imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, është shprehur i tmerruar me gjetjen e eksplozivit në xhaminë në të cilën ai ligjëron, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se në momentin kur është gjetur eksplozivi në xhami kishte edhe fëmijë.

“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët”, ka thënë Musliu, i cili pohoi se policia veç gjendet në vendin e ngjarjes dhe po shohin si të veprojnë më tutje.

“Për momentin jam duke dhënë deklaratë në polici në Drenas”, pohoi Osmani “policia është në xhami ende, dhe po marrin masa se si të veprohet me eksplozivin e gjetur. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz, ka pasur edhe fëmijë”.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...