Pamje nga atmosfera në dasmën e MC Kreshës, kështu po duket çifti

PUBLIKUAR

Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa pjesë nga atmosfera që po mbizotëron në dasmën e reperit MC Kresha.

Sonte kemi një nga dasmat më befasuese në estradën tonë.

Reperi Mc Kresha po i jep fund beqarisë dhe ai po feston martesën e tij me Erzinën i rrethuar me familjarë e miq të ngushtë, në një hapësirë të bukur të dekoruar nga Grand Dekor.

Erzina duket shumë e lumtur teksa bëri hyrjen në ceremoninë e organizuar, në një fustan aspak tradicional i cilin i shkon shumë, ndërsa reperi e priti me fytyrë të qeshur.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte i pranishëm në dasmë për të kurorëzuar çiftin, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa të pranishëm në dasmë janë shumë miq e bashkëpunëtorë të afërt të reperit, ndër ta edhe Lyrical Son, Ledri Vula, Lumi B, BigBang e të tjerë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...