Pamje: Ndërhyrja horror e Vidalit i kushton shtrenjtë Kilit

PUBLIKUAR

Shpresat e Kilit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 janë duke u zbehur, pas humbjes 2:0 kundër Ekuadorit të martën, në një ndeshje ku Arturo Vidal e la ekipin në baltë.

Ekipi kombëtar nga Amerika Jugore kishte dështuar të kualifikohej për Botërorin e kaluar, Rusia 2018, dhe nuk i ka punët aspak mirë as në kualifikime për Katari 2022, raporton Gazeta Express.

Kili është në vendin e gjashtë në tabelën e Amerikës Jugore.

Vetëm pesë ekipe nga Amerika Jugore shkojnë në Botëror, me Brazilin dhe Argjentinën që e kanë siguruar biletën tashmë.

Kili duhet të përmirësohet dukshëm në katër ndeshjet e mbetura nëse dëshiron t’i kalojë Perunë dhe Kolumbinë në tabelën kualifikuese.

Gjithçka nisi shumë keq për Kilin kundër Ekuadorit të martën, pasi Pervis Estupinan i kaloi vizitorët në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë.

Kur akrepat shënuan një çerek orë lojë, Vidali u përjashtua direkt me karton të kuq, duke e lënë Kilin me një lojtar më pak pothuajse tërë ndeshjen.

Mesfushori veteran i Interit nuk u ankua ndaj vendimit të gjyqtarit, pasi e ndjeu veten fajtor për një ndërhyrje brutale kur e goditi me këmbë në kokë kundërshtarin.

Ekuadori e shfrytëzoi përparësinë numerike në fushë dhe Moises Caicedo e dyfishoi epërsinë në fund të takimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...