Pamje: Messi reagon i mllefosur pasi u zëvendësua, s’ia jep dorën trajnerit

PUBLIKUAR

Lionel Messi nuk e priti paska mirë vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino për ta zëvendësuar atë në fitoren dramatike të Paris Saint-Germainit 2:1 kundër Lyonit të dielën në Ligue 1.

Messi, i cili po debutonte në shtëpi, u duk i mllefosur pse u zëvendësua në minutën e 75-të, raporton Gazeta Express.

Rrugës duke dalë nga fusha, 34-vjeçari i tha diçka Pochettinos dhe refuzoi t’ia zgjaste dorën për ta përshëndetur.

Messi është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e Parisit, që prej se iu bashkua atij në verë.

Megjithëse ishte lojtari më i mirë në fushë në pjesën e parë, Messi dështoi të kishte ndikim në ndryshimin e rezultatit.

Por ai ishte i pafat sepse golin ia mohoi shtylla pas një goditjeje të mrekullueshme nga gjuajtja e lirë në pjesën e parë.

Kjo ishte paraqitja e dytë si titullar e Messit për PSG-në, pas asaj kundër Brugge në Ligën e Kampionëve, në të cilën po ashtu e kishte goditur shtyllën.

Messi iu bashkua PSG-së në verë si lojtar i lirë, pasi marrëveshja e tij me Barcelonën kishte skaduar dhe klubi katalonas nuk ishte në gjendje financiare për ta mbajtur m

SHIKO MË SHUMË

Ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89 vazhdon tutje

Ka përfunduar ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës për raundin e parë. Trepça...

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të...

Historike, Islam Selmani nënkampion i botës në karate

Karateisti kosovar, Islam Selmani ka shkruar historinë. Ai është shpallur nënkampion i botës në...