Pamje: Më në fund Messi stërvit me bashkëlojtarë

PUBLIKUAR

Lionel Messi më në fund ka ushtruar me bashkëlojtarët e vet në seancën stërvitore të Barcelonës të mërkurën, pasi u rikthye në stërvitje vetjake dy ditë më parë.

Messi u rikthye në stërvitje të hënën dhe ushtroi i veçuar dy ditë, pasi vendosi të qëndrojë në Barcelonë edhe këtë sezon, pavarësisht se e kërkoi largimin nga klubi, transmeton Gazeta Express.

Superylli argjentinas ishte në gjendje të stërvitë nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman për herë të parë këtë të mërkurë.

Varësisht prej gjendjes së tij fizike, Messi mund madje të luajë për Barçën në ndeshjen përgatitore kundër Gimnastic de Tarragona të shtunën.

Megjithatë, Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë me kapitenin e vet para fillimit të sezonit të ri në La Liga.

Philippe Coutinho, Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Ansu Fati u rikthyen në stërvitje mëngjesin e sotëm, po ashtu.

Ndërkohë, dyshja franceze Clement Lenglet dhe Antoine Griezmann mungojnë ende për shkak se të martën u paraqiten për kombëtaren e vet në Ligën e Kombeve.

Barça do ta ketë një stërvitje tjetër pasditen e sotme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...