Pamje: Ky është kundërshtari i Liverpoolit në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube

PUBLIKUAR

Liverpooli do të përballet me Monterrey në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi klubi meksikan e mundi 3:2 Al-Saddin për të arritur më gjysmëfinale.

Mbrojtësi i majtë Leonel Vangioni e kaloi Monterrey në epërsi me një goditje të fuqishme nga një distancë prej 32 metrash, para se Rogelio Funes Mori ta dyfishonte epërsinë në fund të pjesës së parë, transmeton Gazeta Express.

Baghdad Bounedjah e ktheu Al-Saddin në lojë kur shënoi golin e parë për të në ndeshje, por Carlos Rodriguez e ktheu epërsinë e Monterrey prej dy golave më pas.

Abdelkarim Hassan e shënoi një gol të vonshëm ngushëllues pasi Monterrey ia doli të mbahej.

Monterrey do të përballet me Liverpoolin të mërkurën në orën 18:30.

Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër përballen Flamengo dhe Al Hilal të martën në orën 18:30. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...