Klubet e La Ligës u janë kthyer stërvitjeve në grupe deri në 10 lojtarë.
Barcelona dhe Real Madridi ishin në mesin e klubeve të para që postuan fotografi nga stërvitja në grupe të hënën në mëngjes, transmeton Gazeta Express.
Pas pezullimit të futbollit në Spanjë si pasojë e koronavirusit në mars, lojtarët u lejuan t’i rifillojnë stërvitjet individuale nga 4 maji.
Por tani, pas lehtësimit të masave kundër koronavirusit nga qeveria spanjolle, klubeve u është lejuar të mbajnë seanca stërvitore në grupe deri në 10 lojtarë.
Synimi i La Ligës është ta rifillojë sezonin 2019/20 më 12 qershor. /Gazeta Express/
19 people are talking about this


)
Ciutat Esportiva Joan Gamper
Tornen els rondos 

Kicking off a new week under the 




