Pamje: Interi e mposht PSG-së në penallti

PUBLIKUAR

Interi e ka mundur 2:1 Paris Saint-Germainin pas gjuajtjeve të penalltive, duke e regjistruar fitoren e parë në International Champions Cup dhe të dytën në fushatën parasezonale.

Skuadra e Antonio Contes ishte buzë humbjes, por një gol në sekondat e fundit i Samuele Longos i dha mundësinë Interit të luftojë për fitore në gjuajtjen e penalltive të shtunën në Kinë, raporton Gazeta Express.

Nicolo Barella e bëri paraqitjen e parë si titullar dhe Conte e zgjodhi përsëri Ivan Perisicin si sulmues, në mungesë të Lautaro Martinez i cili mungoi pas obligimeve në Kupën e Amerikës dhe Mauro Icardin që nuk është në planet e tij.

Kjo ishte fitorja e parë e Interit në ndeshjen e fundit në International Champions Cup, pas humbjeve nga Manchester Unitedi dhe Juventusi.

PSG-ja kaloi në epërsi në pjesën e parë, kur Timo Kherer shënoi me kokë, por një gol në minutën e 94-të nga Longo e shpëtoi Interin.

Samir Handanovic i priti dy penallti, të Aouchiches dhe të Zagre, ndërsa te Interi gaboi vetëm Antonio Candreva. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...