Pamje: Ibrahimovic 2 gola në barazimin dramatik të LA Galaxy kundër Los Angeles FC

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic i ka shënuar dy gola duke i ndihmuar LA Galaxy të mbetet i pamposhtur kundër rivalit Los Angeles FC pas barazimit dramatik 3:3 të dielën mbrëma.

Kapituni më i fundit i derbit “El Trafico” dhuroi një tjetër ndeshje fantastike dhe Ibrahimovicit iu deshën vetëm dy minuta për ta hapur llogarinë, transmeton Gazeta Express.

Por vetëm dhjetë minuta më vonë, Latif Blessing e barazoi rezultatin për LAFC, duke shënuar me kokë.

Ibrahimovic e ktheu epërsinë e vizitorëve brenda pak sekondave, para se Christian Pavon ta dyfishonte epërsinë pas vetëm një minute.

 

Para pushimit mes pjesëve, Blessing shënoi sërish duke e mbajtur në lojë LAFC-në.

Hero i vendasve ishte ish-sulmuesi i Arsenalit, Carlos Vela, i cili shënoi për 3:3 në minutën e 53-të.

Ibrahimovic për pak sa nuk e kompletoi het-trikun dhe një fitore për LA Galaxy në kohën shtesë, por goditja e tij e fuqishme nga jashtë zonës kaloi mbi portë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...