Pamje: Elbasan Rashani e rigjen golin për Clermont, shënon kundër Nice

PUBLIKUAR

Elbasan Rashani ka shënuar gol në fitoren e Clermontit 1:0 kundër Nice të dielën, duke e rigjetur rrjetën e portës në Ligue 1 pas një pauze disa mujore.

Ky ishte goli i parë për përfaqësuesin e Kosovës në vitin 2022 për skuadrën e tij franceze, raporton Gazeta Express.

Hera e fundit kur 28-vjeçari kishte shënuar në ligë, ishte në barazimin e Clermont 1:1 me Stade Brestios në shtator.

Por goli i tij e kishte rëndësinë edhe të tri pikëve të mëdha për Clermont.

Rashani shënoi nga afërsia, duke e futur topin në portën boshe pasi u shërbye nga Allevinah në minutën e 76-të.

Ky ishte goli i pestë i Rashanit në Ligue 1 këtë sezon, ndërkohë që i ka edhe tri asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...