Neymari e ka udhëhequr Brazilin drejt fitores 4:2 kundër Perusë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të martën.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain shkëlqeu duke shënuar het-trik, për t’i ndihmuar Brazilit të fitojë edhe pse dy herë u gjend në disavantazh, transmeton Gazeta Express.
Kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje për Brazilin në kualifikime për Katari 2022.
Me këto tri gola, Neymari e kaloi Ronaldon dhe u bë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares braziliane me 64 gola në total – vetëm prapa Peles që i ka 77.
Peruja kaloi dy herë në epërsi, së pari përmes Andre Carillos dhe pastaj falë golit të Renato Tapias, por Brazili u kundërpërgjigj duke e barazuar rezultatin në të dy rastet përmes Neymar së pari dhe pastaj përmes Richarlison.
Neymar e fitoi një penallti tjetër në pjesën e dytë dhe e kaloi Brazilin në epërsi për herë të parë në ndeshjes, para se ta vuloste fitoren e tij më vonë me golin e tretë në ndeshje.
/Gazeta Express/


