Pamje: Aeroplanët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi sheshin “Skëndërbej”

PUBLIKUAR

Dy aeroplanë bomardues amerikanë B-52, kanë fluturuar sot gjatë ditës mbi qiellin e disa shteteve ballkanike shkruan Gazeta Express.

Aeroplanët janë parë nga sheshi “Skëndërbej” në Tiranë, teksa fluturonin ulët.

Shfaqjen e tyre ka dalë ta përcjellë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e shoqëruar nga një numër fëmijësh.

Në një raportim të Ora Neës thuhet se ky parakalim u bë në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

May be an image of monument and sky

Ambasada amerikane në Shkup i ka ftuar qytetarët maqedonas në kryeqytet që të ndiqnin aeroplanët sot rreth orës 2 të ditës.

Qëllimi i operacionit u tha se është për të treguar përkushtimin amerikan ndaj aleatëve të NATO’s, që ndodhen në këtë pjesë të botës. /Express/

May be an image of outdoors

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...