Pallotta qetëson tifozët e Romës: Alissoni nuk do të shkojë askund

PUBLIKUAR

Alisson Becker do të vazhdojë ta vesh fanellën e Romës edhe sezonin e ardhshëm, kështu thotë numri një i klubit italian, James Pallotta

Me paraqitjet që ka shfaqur në këtë sezon, Alisson Becker  a ngjallur interesimin e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, madje gjigandët e Real Madridit janë vendosur në radhë të parë për të marrë shërbimet e tij në merkaton e verës, ashtu si edhe Liverpooli.

Megjithatë për të qetësuar tifozët e Romës dhe për të lënë mënjanë disi zërat e merkatos në këtë fund sezoni shumë të rëndësishëm për skuadrën verdhekuqe, ka menduar presidenti James Pallotta i cili menjëherë pas derbit të kryeqytetit italian ka folur për të ardhmen e portierit brazilian, Alisson Becker.

“Nuk e kuptoj përse vazhdoni të më pyesni në lidhje me të. Nuk kemi asnjë qëllim për të shitur Alisson”, u shpreh Pallotta.

“Kur e morëm te Roma mendonim se ishte një portier i madh dhe mesa duket kishim të drejtë, nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...