Pallaska: Demarkacioni mund të ndalet vetëm me votë

PUBLIKUAR

Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi, nëse ai është bërë gabim, mund të ndalet vetëm me votë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë për “Epokën e re”, se dështimi i miratimit të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvend është e vetmja mënyrë ligjore jo vetëm për ndalimin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, por edhe për rihapjen e kësaj çështjeje.

Pallaska ka shtuar se tek pas këtij veprimi demarkacioni mund të rinegociohet me Malin e Zi, apo mund të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.

Ai ka thënë se dështimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvend nuk nënkupton amnisti politike për ata që e kanë bërë atë.

Pallaska ka theksuar se Qeveria dhe opozita po ballafaqohen me një krizë serioze në rrafshin kryesor të veprimtarisë politike, të ofrimit të zgjidhjeve për problemet reale në vend.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...