Pallaska: Dëbimi i shtetasve turq nuk u bë në pajtim me Ligjin për të Huajt

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Juristi Dastid Pallaska ka reaguar rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “duket se dëbimi nuk është kryer në pajtim me Ligjin për të Huajt”.

Sipas Pallaskës, “urdhër-dëbimi nuk mund të zbatohet pa iu nënshtruar kontrollit gjyqësor, dhe atë në dy instanca”.

Shkrimi i plotë i Pallaskës në Facebook:

Nuk dëshiroj të paragjykoj në lidhje me faktet që “detyruan” autoritetet tona të sigurisë të dëbojnë sot nga vendi disa shtetas të Turqisë.

Thënë këtë, duket se dëbimi nuk është kryer në pajtim me Ligjin për të Huajt, i cili parasheh se kundër urdhër-dëbimit lejohet jo vetëm ankesë në Gjykatën Themelore por edhe në Gjykatën e Apelit.

Për dallim prej urdhër-largimit – që aplikohet në rastet e qëndrimit të paligjshëm të të huajve në vend apo kur të huajt me leje-qëndrim dënohen për vepra penale me të cilat parashihet dënimi minimal me burg prej një viti – ku ankesa nuk e pezullon zbatimin e urdhër-largimit, Ligji për të Huajt nuk parasheh se ankesa gjyqësore nuk e pezullon zbatimin e urdhër-dëbimit.

Kjo do të thotë se urdhër-dëbimi nuk mund të zbatohet pa iu nënshtruar kontrollit gjyqësor, dhe atë në dy instanca.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...