Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se prej faktorit politik në Kosovë mundet të pritet gjithçka, madje edhe zgjedhjet e parakohshme në mars, por sipas tij, kjo nuk bënë të ndodhë pa Ramush Haradinajn.
“Mosprezenca e Haradinajt në Kosovë e bën Serbinë më të lirë për të vepruar në Kosovë ngase nuk ka ndonjë faktor që mundet të ndalojë”, ka thënë Lekaj në televizionin Rrokum.
Lekaj ka shtuar se kjo nuk do të ndodhë sepse është i bindur se Haradinaj do të kthehet së shpejti në Kosovë, ngaqë vendimi i Serbisë është puro politik.
Ai ka shtuar se udhëheqja kosovare nuk duhet të gabojë të shkojë në zgjedhje pa Ramushin.


