Deputeti Pal Lekaj ka thënë se kërkesa e kryeministrit për rritjen e sigurisë është tentim i Qeverisë për të ndaluar marshimin paqësor të opozitës që e ka paralajmëruar me 28 nëntor.
Lekaj ka thënë se pavarësisht këtyre, opozita mbetet e vendosur për ta organizuar këtë marsh dhe nuk do të ketë asgjë që do të ndalë, njofton Klan Kosova.
Ai është shprehur se kryeministri e ka bërë këtë qëllimisht për t’i frikësuar qytetarët për të iu bashkuar marshit.


