Pako me veshmbathje për nxënësit e shkollës SHFMU “ Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë

PUBLIKUAR

10645213_856349927710154_1626651641519650803_n

07 tetor 2014- Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me organizatën “ Human Appeal Int”, sot kanë shpërndarë nga një pako me veshmbathje për secilin nxënës të shkollës, SHFMU, “ Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë. I pranishëm në këtë aksion bamirës ishte edhe vet kreu komunal, Imri Ahmeti, i cili shpërndau veshmbathje,si dhe ndau gëzimin e më shumë se 600 nxënëse në këtë shkollë.

Ahmeti po ashtu, falënderoi organizatën “ Human Appeal Int” për interesimin, si dhe i siguroi ata se komuna e Lipjanit do t’i ketë çdo herë dyert e hapura, për çfarëdo lloji ndihme, që mund t’iu bëhet nxënësve.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatës, thanë se, ky projekt është në vazhdën e festës së kurban bajramit./Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare/

10712926_856349881043492_234860072549105083_n

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...