Paketime speciale të dorgës po i presin turistët në Lojërat Olimpike të Rios

PUBLIKUAR

Po dhe tregtarët e substancave narkotike kanë aftësi për marketing dhe një shembull i tillë vjen nga Rio de Janeiro, nikoqir i Lojërave Olimpike të ardhshme.

Policia braziliane ka konfiskuar një sasi të vogël të kokainës, e cila u gjetë e paketuar në qese të veçanta – me logon e Lojërave Olimpike!

Në këto pako bëhet apel që “të mbahen larg fëmijëve”.

Policia konfirmoi se ka konfiskuar 93 “doza” të kokainës, një sasi të caktuar të plumbave që zakonisht shfrytëzohet prej forcave speciale të tyre, transmeton Telegrafi.

Përndryshe, tregtarët brazilianë të drogës shpesh përdorin fotografitë dhe emrat e lojtarëve për të promovuar “produkt” e tyre.

Autoritetet lokale vlerësojnë se gjatë Lojërave Olimpike, qytetin do ta vizitojnë së paku 1.5 milion turistë.

Kujtojmë se në Lojërat Olimpike që do të mbahen nga 5 deri në 21 gusht, do të paraqiten për herë të parë edhe sportistët e Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...