Pak ditë pasi i dha lamtumirën Realit, Zidane merr ofertë bombastike – 50 milionë euro në vit!

PUBLIKUAR

50 milionë euro në vit, kjo është oferta e Katarit që Zidane të marrë drejtimin e Kombëtares.

Biznesmeni i njohur Botëror, miliarderi, Naguib Sawiris, ka lëshuar bombën e ditës.

Pak ditë pasi Zinedine Zidane befasisht u largua nga Real Madridi, francezi ka marrë një ofertë vështirë të refuzueshme.

Sipas asaj që raporton MARCA duke iu referuar Naguib Sawirisit, Katari i ka ofruar ZIdanit kontratë katër vjeçare me pagë 50 milionë euro në sezon, që të udhëheqë Kombëtaren e tyre në Kupën e Botës në vitin 2022, që do të mbahet në Katar dhe si nikoqir, e kanë tashmë të siguruar fazën e grupeve.

Zidane u largua nga Reali në mënyrë befasuese pas vetëm 2 viteve e gjysmë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, titullin e nëntë në stolin e Los Blancos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...