Partia e Ashkalinjëve për Integrim , dega në Lipjan ka reaguar lidhur me deklartat nga PDK në lidhje me shantazhin që kinse LDK i shantazhon komunitetet RAE.
Ky është reagimi derguar në redaksi:
Partia e Ashkalinjëve për Integrim , dega në Lipjan reagon lidhur me deklartat nga PDK në lidhje me shantazhin që kinse LDK i shantazhon komunitetet RAE, pikë së pari komuniteti i ashtuquajtur RAE nuk ekziston si komunitet, dhe në strukturat e Partis së Ashkanlinjëve për Integrim të gjithë pjestaret janë vetëm Ashkali dhe asesi nuk i takojnë një komuniteti tjetër.pra komuniteti RAE nuk ekziston dhe se PDK është e keqinformuar për këtë pikë. Së dyti kjo deklaratë nga PDK nuk qëndron asesi pasi që vetë komuniteti Ashkali ka zgjedhurë ta përkrah LDK-në dhe vetë kryetarin Imri Ahmeti,dhe duke e parë vullnetin dhe deshirën e komunitetit tonë PAI ka vendosur ta përkrahë duke arritur marrëveshje me LDK dhe kryetarin Ahmeti. Deklaratat e tilla janë të paverteta dhe se Partia e Ashkalinjëve për Integrim së bashku me elektoratin e saj nuk janë shantazhuar asnjherë dhe nuk i përkulen askujtë, dhe se një thënje popullore thotë “kur punët në shtepin tënde nuk janë mirë,at’herë mirresh me punët e tjerve”. Partia e Ashkanlinjëve për Integrim,dega-Lipjan 05.10.2017


