Një grua e cila dikur ishte detyruar të flinte në veturën e saj për shkak se nuk kishte më shumë se 100 funte në xhep, tani është duke fituar 1,000 funte në ditë falë rrjeteve sociale.
Erin Budina e la familjen e saj në Uells për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë milionere, dhe vetëm dy vite më vonë ajo nisi realizimin e saj.
24-vjeçarja nisi të shpërndante selfie seksi në Instagram dhe kompanitë e modës shpejtë e panë atë dhe e thirrën për të punuar për ta falë ngjashmërisë që ajo ka me Kim Kardashian, transmeton Gazeta Express.
Tani Erin paguhet prej 200 deri në 850 funte për një postim në Instagram, për të reklamuar rroba ose grim. Se sa shumë i ngjanë ajo Kimit, shikoni fotot më poshtë:












