“Paga e 13-të, ajo jubilare e shujtat ditore”, çfarë thotë Supremja në një mendim juridik për policët

PUBLIKUAR

Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e Përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve, me shumicë votash ka marrë mendimin juridik për shpërblimin e shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës.

Gjykata Supreme e Kosovës nga praktikat e saj, por edhe nga kërkesat e vazhdueshme që ka pranuar nga gjykatat dhe gjyqtarët, thotë se e vlerëson me interes dhënien e këtij mendimin juridik për standardizimin e praktikës gjyqësore, adresimin e çështjes së shpërblimit të shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesave në pagë për kualifikim shkollor dhe pagës jubilare.

Për këtë vendim ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë një mendim juridik për shpërblimin e shujtës ditore për Policinë e Kosovës , pagës së 13, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës krahas pagesës se shtesave për rrezikshmëri , sigurimit shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm duhet ti paguaj edhe këto shtesa për Policinë e Kosovës!”, shkroi Qalaj.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...