Pafajësia e Limajt në rastin “Kleçka”, vërtetohet edhe nga Supremja

PUBLIKUAR

Gjykata e Supremes ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të bërë nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

“Më 12 maj 2017, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas nga Gjykata Supreme e Kosovës e refuzoi Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit më 12 gusht 2016 kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në rastin e ashtuquajtur Kleçka”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata Supreme, e ka vlerësuar kërkesën të pabazuar pasi që nuk ishin bërë shkelje të drejtës materiale as të ligjit të procedurës penale që do të rezultonin në shuarjen e procedurës dhe rigjykimin e rastit.

Dy pretendimet kryesore të prokurorisë për përgjigjet e vonuara të pandehurve për Gjykatën e Apelit, pasi që afati kishte kaluar dhe kërkesa për rigjykim të rastit në bazë të dyshimit serioz për saktësinë e vërtetimit faktik u refuzuan.

“Gjykata Supreme ka vlerësuar se pranimi i të ashtuquajturave përgjigje të vonuara nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit. Lidhur me pretendimin e dytë, Gjykata Supreme ka pohuar se pasaktësia hipotetike e vërtetimit faktik në vendimin e kundërshtuar me anë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nuk mund të rezultojë në shuarjen e një rasti për të cilin është shpallur pafajësia”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...