Pacolli, Vetëvendosjes: Si ju tingëllojnë etiketimet e pavërteta, që dikur m’i bënit mua!

PUBLIKUAR

Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ka mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje nga akuzat e Qeverisë, duke i quajtur ato fyese dhe denigruese.

“Akuzat e Qeverisë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, se gjoja VV është e paguar nga Serbia, janë akuza fyese, denigruese, dhe i përngjajnë etiketimeve të paskrupullta që janë përdorur nga regjimet komuniste me qëllim të ruajtjes së privilegjeve të veta duke u shkaktuar të tjerëve dëme e dhimbje shpirtërore.

Këto akuza janë shpifje të rënda, sidomos kur bëhen nga “shërbyesit e popullit”, nga ata që harxhojnë paranë publike, nga ata që duhet të jenë punëtorë të edukuar dhe shembullorë. Në një shtet ligjor këto shantazhe do të ndëshkoheshin me ligj.

Nga ana tjetër, i pyes edhe miq të e VV, si ju tingëllon juve ky etiketim i pavërtetë?

Për mua është një Déjà vu! Ju kujtohen të gjitha etiketimet që m’i bënit mua në mënyrë permanente (rus,agjent i Beogradit, etj., etj.)

E shihni sa keq është me qenë i shantazhuar pa baza!

Sidoqoftë unë vihem fuqishëm kundër të gjitha formave shantazhuese, teorive konspirative dhe metodave staliniste e enveriste që kanë karakter denigrues dhe fyes dhe që bëhen për shkaqe oportuniste në dëm të të tjerëve” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...