Pacolli: Unë dhe ekipi im nuk jemi kundër, kanalizimeve dhe asfalteve por jemi për perspektiva më të mëdha

PUBLIKUAR

I pari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli për mes facebook ka shkruar për projektet e AKR-së që do të kenë në të ardhmen.

“Në traditën e qeverisjes Lipjanase, nga çdo ekzekutiv që ka qëndruar në udhëheqje fokusimi i tyre gjithmonë ka qenë në, asfalte, kanalizime, ujë, trotuare, e ndriçime, thuajse sikur mos me qenë duke jetuar në shekullin XX”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “Unë dhe ekipi im nuk jemi kundër, kanalizimeve dhe asfalteve por jemi për perspektiva më të mëdha dhe në zhvillim ekonomik brenda komunës kështu duke mos u varë shumë nga pushteti qendrorë”, thotë Pacolli.

Postimi i plotë i Sabit Pacollit…

 

Miq,

Në traditën e qeverisjes Lipjanase, nga çdo ekzekutiv që ka qëndruar në udhëheqje fokusimi i tyre gjithmonë ka qenë në, asfalte, kanalizime, ujë, trotuare, e ndriçime, thuajse sikur mos me qenë duke jetuar në shekullin XXl.

Unë dhe ekipi im nuk jemi kundër, kanalizimeve dhe asfalteve por jemi për perspektiva më të mëdha dhe në zhvillim ekonomik brenda komunës kështu duke mos u varë shumë nga pushteti qendrorë.

Si mund të arrijmë këtë?!

Me të vërtet është një pyetje që kërkon shumë shpjegim që kemi ne si parti politike në Lipjan dhe Kosovë, (AKR). Ne kemi projektin detal, dhe kemi vullnetin për këtë, kështu duke krijuar fabrika të ndryshe për prodhimit brenda territorit të Komunës Lipjanit, duke parë se kemi një tokë mjaftë pjellore në Lipjan në planin tonë për bujqësi kemi shumë stimulime dhe lehtësira për bujqit dhe fermerët tanë, por edhe ata të cilën nuk e punojën tokën e tyre duke i nxituar për ta punuar nga format më të ndryshme.
Pasi ti arrijmë këto perspektiva, atëherë shohim se kemi më pak njerëz që “bredhin” kafiterive të Lipjanit, qindra të rinj që me të vërtetë është shumë shqetësuese kur shoh këtë rini kaq të shëndosh Lipjanase.

Kur kemi shumë fabrika, 
Kemi më shumë punë,
Kur kemi shumë punë kemi shumë para.
Kur e them këtë dua të nënkuptoj që, Aleanca Kosova e Re, dega e Lipjanit me të vërtetë ka një projekt shumë të detajizuar për çdo sektor që ekskluzivisht prek çdo qytetarë që banon në territorin e Komunës së Lipajnit.

Ne kemi vullnetin,
Ne mundemi!

Me respekt,
Sabit Paoclli

 

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...