Pacolli: Të hapen qendra mobile vaksinimi në çdo lagje

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se qeveria duhet të trajtoj më seriozisht situatën me pandeminë. Duke kujtuar numrin e lartë të atyre që po humbin jetën nga Covid-19, thotë se duhet hapur qendra mobile vaksinimi që tu mundësohet qytetarëve imunizimi.

“Vala e madhe e Covidit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë”, thotë Pacolli.

“Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilen lagjë dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë”, shkroi ai në Facebook.

“Vaksinimi sot është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë”, theksoi Pacolli.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga Covidi, ky armik i padukshëm”, përfundoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...

Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur...