Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, raporton Express.
Sipas Pacollit, ai ka energji dhe ide “për të përmbushur kushte për të lënë gjurmë historike”.
“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ardhshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, një Kryeministër jo i rendomtë, me energji dhe ide për të përmbush kushte për të lënë gjurmë historike”, ka shkruar Pacolli./Express


