Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli qëndroi në fshatin Kleçkë të Komunës së Lipjanit ku vizitoi varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit.
Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se Kleçka përherë do të jetë vendi ku gjithmonë do të pushojnë ata që na çliruan në kohën më të vështirë.
“Sot bëra një vizitë varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, duke kujtuar kontributin e tyre që dhanë gjatë luftës, si Xhavit Kozhani, Haradin Bajrami, Fatmir Kleqka, Ramiz Shala, dhe shumë të tjerë që i vizitova sot, janë dëshmorët të cilët dhanë jetën për çlirimin e Kosovës (Lipjanit).
Kleçka përherë do të jetë vendi ku gjithmonë do të pushojnë ata që na çliruan në kohën më të vështirë.Duhet ta dinë të gjithë se vetëm nëse shtohet kujdesi e mbrojtja e vlerave reale të luftës për liri në tërë hapësirën kohore e etnike dhe vetëm nëse nderohen luftëtarët e lirisë, të rënë dhe të gjallë, Kosova mund të shkojë përpara! Edhe pas vdekjes ideali i tyre mbetet gjallë!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!(sic) shkruan Pacolli./LipjaniNews.com/












