Pacolli: Po nxisni përçarje dhe vëllavrasje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka vlerësuar protestën e sotmme të qetë, por deklaratat e liderëve të pozitës e opozitës i cilëson si deklarata që po i kontribuojnë vëllavrasjes dhe përçarjes së qytetarëve.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se deklatat e folësve nga tribuna i përngjanin një fushate perfekte elektorale.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

Protesta e sotme

Fillimisht dëshiroj t’i përgëzoj qytetarët e Kosovës për sjelljen dinjitoze dhe të qetë në protestën e sotme.

Përshtypjet e mia ishin këto: Qytetarët ishin shumë të qetë e dinjitozë, me një edukatë për çdo lavdatë. Dëgjova deklaratat e folësve nga tribuna dhe si konkluzion mund të them se këto i përngjanin një fushate perfekte elektorale.

U tha; “vetëm ne jemi alternativa e vetme për të udhëhequr këtë shtet”. Kush ju thotë se vetëm ju jeni alternativa e vetme? Lerini parullat elektorale anash e të merremi me hallet e popullit…

Nga folësit, ne nuk degjuam asnjë gjë te re, për arsyet të cilat, në fakt, kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi.

Unë ju them se kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi për shkak të shumë dështimeve; Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj.

Papunësia, rritja e varfërisë, korrupsioni, kriminalizimi i gjyqësisë, mungesa e reformave ekonomike, krijimi i mundësive më të mira për investime, nepotizmi, mungesa e kushteve të barabarta për të gjithë, mungesa e përmirsimit të ambientit jetësor, social, shëndetësor etj., janë arsyet pse kjo qeveri duhet të largohet.

E këto arsye nuk i dëgjova në protestë, fatkeqësisht… Nuk u fol as per krimin ekonomik, e as për grabitjet që në mënyrë selektive qeveria është duke i ndëshkuar qytetarët e nga ana tjetër duke favorizuar familjarët e atyre, apo ata që i mbështesin partitë e tyre.

Më vonë e pashë (në media) edhe konferencën për shtyp të qeverisë e cila po ashtu ishte e ulët, kishte karakter përçarës, i përngjau vetëm një thirrjeje për mejdan, “thirrje për kacafytje” e asgjë tjetër.

Ata treguan numrin e qytetarëve që i kanë në dispozicion, thua ti se po organizojmë duel. U dëgjuan dhe thënie: “Këtu ishim, ju pritëm juve, por nuk erdhët etj.”

Duke parë këtë, kuptohet se dy taborret janë duke i kontribuar përçarjes së qytetarëve dhe vëllavrasjeve.

Ky është edhe synimi i armiqve tanë, prandaj këtë nuk guxojmë ta lejojmë. Qytetarët e Kosovës duhet dy palëve t’u thonë MJAFT MË dhe mos të lejojnë që të manipulohen nga ta. 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...