Pacolli: Po na kopjojnë programin e AKR-së

PUBLIKUAR

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kjo parti qysh në vitin 2006 kishte paraparë krijimin e një dhome të posaçme gjyqësore për trajtimin e përshpejtuar të kontesteve ekonomike.

“’Ideja është e fuqishme nëse asaj i ka ardhur koha’, thotë një ekonomist i njohur. Sot po lexoj se odat ekonomike te Kosovës e shofin të arsyeshme krijimin e një dhome të posaçme për trajtimin e lëndëve gjyqësore ekonomike. Është mirë, ‘më mirë vonë se kurrë’ por dëmet dhe padrejtësitë që iu bënë investitorëve janë marramendëse dhe të pa riparueshme. Në fakt, AKR-ja në programet e saja që nga viti 2006 e këndej kishte paraparë krijimin e një dhome të posaçme gjyqësore për trajtimin e përshpejtuar të kontesteve ekonomike. Këtë e kam potencuar gjithmonë dhe jam angazhuar, sa ishim ne koalicionin qeveritarë që të ndodh kjo por ishte e pamundur për shkak të mungesës së fuqisë tonë politike. Jo vetëm kjo, por programi i plotë i AKR-ja ishte varianti më vizion të nevojshëm për drejtimin e Kosovës. Këtë tani tentojnë ta kopjojnë sot”, ka shkuar Pacolli në profilin e vet zyrtar në “Facebook”.

SHIKO MË SHUMË

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...