Pacolli për dekorimin e Prishtinës: I tronditur si po trajtohet dita më e rëndësishme e shtetit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka lëshuar disa kritika në drejtim të udhëheqësve të Komunës së Prishtinës, për siç ka thënë ai “trajtimin që po i bëjnë ditës më të rëndësishme të shtetit të ri të Kosovës”.

Ja çfarë ka shkruar Pacolli në Facebook:
Duke parë si po dekorohet Prishtina për ditën e Pavarësisë. Jam i tronditur se si trajtohet dita më e rëndësishme e shtetit të ri të Kosovës.

Prishtina po dekorohet ndryshe, krejtësisht ndryshe nga vitet e tjera apo nga çdo vend që feston pavarësinë, duke anashkaluar çdo shenjë të festës.

E respektoj të drejtën e opozitës për t’u shprehur kundër kësaj Qeverie të korruptuar e të pasuksesshme, por e konsideroj të patolerueshme ndërhyrjen në të drejtën time, tē drejtën e të gjithëve për të festuar në mënyrë madhështore ditën e pavarësimit të shtetit tonë. Dekorimi i kryeqytetit është thelbësor për këtë festim!

Shteti jonë nuk i përket partive politike, por popullit të Kosovës!

Ndaj i rekomandoj ideatorëve të kësaj mënyre dekorimi, të mbajnë duart larg nga abuzimi me të drejtën tonë për të festuar në mënyrë madhështore festën më të rëndësishme të popullit dhe shtetit tonë! Çdo qytetar do thoshte si unë: Mos më cënoni të drejtën time legjitime!

Nëse doni të dekoroni në mënyrat tuaja atëherë jashtë qytetit, shkoni e ngrini Infrastrukturë enkas për propagandën tuaj e jo të abuzoni me Infrastrukturën e prindit tim, e gjeneratave që kanë derdhur djersē dhe gjak për shtetin tonë!

Këtë çka them, e them në emër të shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës. Po luani me dinjitetin tonë! E keni tepruar.

Nuk i drejtohem vetëm njerëzve tē komunës por dhe atyre tē qeverisë. Për organizime të festës së pavarësisë, duhet një Komision shtetëror dypalesh që vendos dhe për dekorimin. Pra ku bëjnë pjesë përfaqsues të qeverisë, komunës, etj. Mosefikasiteti i kësaj qeverie shihet edhe në këtë rast. E tolerimi, neglizhenca e një situate si kjo, është arsye tjetër pse kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi!

Një pjesë e qytetarëve dhe partive po e presin Ditën e pavarësisë me protestë. Kemi arritur në situatën që edhe kryeministri i Serbisë komenton sa e madhe do të jetë demonstrata e 17 Shkurtit.

Çka po mendoni ju, o njerëz? Për Pavarësinë e Kosovës është derdhur gjak e askush nuk ka të drejtë ta zbehë këtë festë. Me asnjë formë!(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...