Pacolli ofron ‘mesin e artë’ për dalje nga kriza

PUBLIKUAR

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar gjendjen aktuale të Kuvendit të Kosovës thotë se ndjehet tejet i shqetësuar për atë që po ndodh aty.

Ai vlerëson se edhe filli i hollë që ka mundur të jetë lidhshmëria mes opozitës dhe pozitës, definitivisht është këputur dhe duhet të gjendet zgjidhje urgjente, raporton lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se nëse aktorët politikë të Kosovës kanë ndjenja për popullin dhe shtetin e tyre atëherë duhet (edhe në mes ndërmjetësuesve) të bisedojnë dhe të vendosin:
A) Zgjedhje të parakohshme në fillim te vitit 2017.
B) Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bashkëpunojë në mënyrë që proceset të shkojnë përpara.
C) gjatë këtij viti të përkryhen reforma zgjedhore dhe ligji për Presidentin.
Kjo do të ishte një zgjidhje e “mesit të artë” që do t’i konvenonte të gjithëve.

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...