Pacolli: Nuk kemi përçarje, Fauz Xhemajli është nënkryetar i AKR-së në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka mohuar zërat për ndonjë përçarje të AKR-së në Lipjan, i kontaktuar nga redaksia LipjaniNews ai tha se këto informata janë kryekëput politike dhe krejt kjo ka ndodh si pasoj e inateve personale të personave të ndryshëm në Lipjan.

“Deklaratat kinse antarë brenda AKR-së kanë pakënaqësi brenda partisë, janë totalisht të pa vërteta dhe nuk qëndrojnë, ju bëjë me dije këtyre persona se lajme të tilla jo që dëmtojnë integritetin tim, apo të partisë, por kjo është një motivim shtesë për të punuar më shumë rreth organizimit partiak gjithmonë në kontribut të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli.

Krejt kjo ka erdhi si pasoj e një postimi në facebook të drejtorit të administratës që vije nga radhët e AKR-së në Lipjan, Fauz Xhemajli.

“Të nderuar, distancohem nga deklaratat e fundit të degës së AKR-së në Lipjan për arsye shumë parimore. Ne në Komunën e Lipjanit jemi në bashkëqeverisje tash e tri vite dhe si sukseset ashtu dhe dështimet janë pjesë e jona e përbashkët. Njëkohësisht u njoftoj se edhe përkundër këtij distancomi vazhdoj të jem pjesë e AKR-së”.

Gjatë ditës edhe AKR-ja dega në Lipjan ka lëshuar një komunikatë ku bënë thirrje për tju bashkuar AKR-së.

“Nënkryetari Xhemajli vazhdon të jetë kontribuuesi më i madh i AKR-së ku mbanë dhe funksionin e nënkryetarit të partisë, njoftojmë opinionin e gjerë se deklarimet e nënkryetarit janë keqkuptuar nga individ të ndryshëm që ia duan të keqën këtij vendi dhe AKR-së.
Drejtori i Administratës në Komunën e Lipjanit ka dëshmuar për punën e tij që disa vite që udhëheqë këtë drejtori.
Pëmes kësaj komunikate bëjmë thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën Lipjanit poashtu që ia duan të mirën AKR-së që ti bashkohen këtij subjekti politik”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...