Pacolli: Njerëzit që po e udhëheqin vendin nuk kanë ide për pushtet

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli gjatë konferencës për medie ka thënë se  njerëzit që udhëheqin vendin nuk kanë ide për pushtet.

Sipas Pacollit, nëse partia e tij do të vinte në pushtet, kosovarët do mund të lëviznin të  lirë në Evropë.

“Nuk është vetëm demarkacioni problem, por edhe shumë probleme tjera, AKR-ja do t’i zgjidhte këto probleme”, ka deklaruar Pacolli.

“Unë do të bëj koalicion me njerëz të denjë që e duan Kosovën, ata njerëz janë të shumë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Pacolli gjatë fjalës së tij është shprehur shumë i hidhëruar me kryeministrin Mustafa, sepse ky i fundit nuk është përgjigjur në letrat që Pacolli i ka dërguar.

“Unë jam shumë i hidhëruar në kryeministrin, i kam dërguar disa letra që të na lëshon disa fabrika që mbahen bosh në mënyrë që ne të krijojmë marrëdhënie ekonomike me investitorët që vinë në Kosovë”, ka potencuar Pacolli.

Ai gjatë konferencës ka thënë se do të insistojë që të ketë rritje ekonomike, sepse vetëm atëherë sipas tij do të ketë perspektivë për të rinjtë në vend. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...