Sabit Pacolli ka lënë luksin qe të ofron shteti suedez për tu përkushtuar qytetit të tij të lindjes Lipjanit. Këtë, ai thotë se e ka bërë pasi dëshiron të iu dalë në ndihme bashkombasve të tij.
Pacolli, i cili është zgjedhur kryetar i AKR-së dega në Lipjan shprehet i sigurt se do ta marrë mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ai në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, ka thënë se është kthyer në Kosovë për të punuar e jo premtuar.
“Kam kontakte me shumë qytetarë të Lipjanit dhe shoh shumë varfëri të qytetarët. Unë nuk do të jem kryetar, por një shërbyes i Lipjanit qe do t’i shërbej qytetarëve të mi. Në 2017 do të jem udhëheqës i komunës”, ka thënë Pacolli.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme të partisë. Pacolli ka treguar se në janar do të zgjidhet presidenti i ri i AKR-së.
Tutje, ai tregon se përveç politikes është i përkushtuar edhe në biznes.
“Aktualisht jam duke ndërtuar një fabrikë të lëngjeve. Prodhimi do të jetë vetëm për jashtë. Në vitin e parë do të punësohen 25 persona vitin, ndërsa vitin tjetër deri 60. Mirëpo, ky nuk është plani im i vetëm pasi kam lidhje me biznese të huaja shumë të fuqishme e të cilat janë të interesuara për të investuar në Kosovë”, ka shtuar ai.
Pacolli ka folur edhe për shkuarjen e tij për të pirë çaj në konakun e Ramiz Lladrovcit dhe anën e tij humanitare duke iu dalë në ndihme familjeve në nevoje.