Pacolli: Kemi bërë maksimumin për Kosovën në UNESCO

PUBLIKUAR

Lideri i AKR-së dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacollii ka thënë se Kosova ka bërë maksimumin për tu pranuar në UNESCO

Ai në një postim në Facebook ka treguar se sfida e Kosovës kundër Serbisë nuk është e lehtë.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

“Kosova gjëndet vetëm një ditë para votimit për anëtarësim në UNESCO. Unë e di që është bërë maksimumi për të bindur skeptiket që të votojnë Pro Kosovës nesër. Kjo sfidë e jona kundër Serbisë (asaj distruktive) dhe aleatëve të saj është jo e lehtë. Por ne jemi të bindur që koha e propagandës ka mbaruar. Shqiptarët e kanë dëshmuar që dijnë të mbrojmë monumentet kulturore të shtetit të vet. Ne nuk jemi popull agresiv. Këtë e treguam së fundi ditën e djeshme. Zoti e bekoftë Kosovën!” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

AGK reagoi ndaj sulmeve të Abdixhikut, LDK i përgjigjet thotë se kreu i tyre foli për “fenomenet e dëmshme brenda medias”

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar për reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës...

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë

Nga Ministria e Industrisë thonë se çmimi i naftës në treg është nga 1...

IKSHPK: Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë

(IKSHPK) ka vlerësuar se ndotja e ajrit në vend vazhdon të jetë problem serioz...