Pacolli i trishtuar me dorëheqjen e Zejnullahut: U shua shpresa e ndryshimit në UP

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se me dorëheqjen e Ramadan Zejnullahut nga posti i rektorit në Universitetin e Prishtinës u shua edhe shpresa në ndryshimin thelbësor të mësimit në UP.

Pacolli thotë se me ‘tituj të rrejshëm’ po qeveriset vendi.
Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Ju me diploma të falsifikuara!

Sot jam shumë i trishtuar. Në 46-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, Universitet që e bëri të mundur shtetësinë e Kosovës në vitet shtatëdhjetë, rektori Zejnullahu dha dorëheqjen e pakthyeshme.

Bashkë me të, u shua dhe shpresa e ndryshimit thelbësor të mësimit universitar në Kosovë. Ky është një ogur i keq për llojin e shtetit dhe shoqërisë që ne po jetojmë, ditën e 8-vjetorit të pavarësisë sonë.

Unë dëshpërohem nga shkalla e lartë e rrejshmërisë që ekziston në shoqërinë dhe politikën tonë. Ne po gënjejmë veten të gjithë me «titujt akademikë».

Po kemi mjekë të rrejshëm, inxhinierë të rrejshëm, juristë dhe administratorë të rrejshëm, mësues të fëmijëve tanë, që gjithashtu janë të rrejshëm. Nuk duhet të jenë pak, por me mijëra.

Unë sot, në tetëvjetorin e pavarësisë sonë dua t’ju pyes juve kolegë politikanë (e dini ju vetë kush jeni dhe unë ju njoh) me tituj të rrejshëm: a nuk jeni duke bërë një shtet të rrejshëm gjithashtu?

Shikohuni në pasqyrë, shikoni titujt tuaj akademikë, të prodhuar në këto fabrika të rrenës! A vërtet besoni se mund të qeverisni të padijshëm?”(sic), ka shkruar Pacolli.

SHIKO MË SHUMË

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...