Pacolli i reagon ambasadorit serb në UNESCO

PUBLIKUAR

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i ka reaguar ambasadorit serb në UNESCO, duke thënë se gjuha e tij ishte jodoplomatike dhe reagim ndaj punës së madhe që po e bën Kosova për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

“Ky shtim vëmendje ndërkombëtare nuk ka lidhje me politikën, me konfliktin, por me pajtimin dhe me paqen, me arsimin, me kulturën e të gjithë banorëve të Kosovës, pa dallim etnie apo feje. Askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ky është reagimi i plotë i Pacollit:

Me një gjuhë të padenjë për një diplomat, me cilësime që ndaj nesh shpesh në Prishtinë janë të ndonjë gojëndyri, apo penëndyri, ambasadori i Serbisë në UNESCO ka reaguar ndaj lobimit tim në Paris, bashkë me ministrin e jashtëm Hashim Thaçi.

Unë dua ta ftoj zotërinë në fjalë të ruajë qetësinë. Nëse është e vërtetë se ne po lobojmë në korridore, atëherë ai që përfaqëson një shtet që po harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, s’duhet të ketë frikë. Apo jo? Ai duhet të ketë më shumë respekt per popullin e vet,që nuk impresionohet nga rrëfimet e tij me këtë gjuhë, sepse është e qartë që në botë, kjo gjuhë nuk funksionon.

Së dyti, si po këshillohet shpesh dhe nga shumë anë, nuk ka asnjë arsye që ky anëtarësim të politizohet, apo të shndërrohet në motiv ndarjeje si ka frikë ministrja e jashtme e Spanjës.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arësimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë.

Ky shtim vëmendje ndërkombëtare nuk ka lidhje me politikën, me konfliktin, por me pajtimin dhe me paqen, me arsimin, me kulturën e të gjithë banorëve të Kosovës, pa dallim etnie apo feje. Askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës. 

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...