Pacolli i preokupuar me situatën e krijuar politike

PUBLIKUAR

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur i preokupuar lidhur me aktivistët dhe qytetarët që po protestojnë në sheshet e kryeqytetit.

Pacolli, nëpërmjet Facebook-ut, ka thënë se e gjithë kjo vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve të përfaqësuesve qeveritarë.

Ai ka shkruar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme, derisa ka pyetur se çfarë duhet të ndodh që kjo Qeveri të reflektojë.

“Protestat nën tenda! Jam tejet i preokupuar për situatën e rëndë e cila rrjedhë si rezultat i mosmarrëveshjeve të liderëve partiak gjegjësisht përfaqësuesve qeveritarë. Ne fund të fundit është populli të cilit i atribuohen vuajtjet dhe konsekuencat. Jam shume solidar me protestuesit të cilët janë duke kaluar momente te vështira nën tenda dhe mot te ftohët. Nuk di çka duhet të ndodhe më tepër që qeveria definitivisht te reflekton për zgjedhjet e parakohshme. Sidoqoftë vetëm zgjedhjet janë zgjidhja e situatës”, ka shkruar Pacolli.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...