Pacolli fton në shtëpinë e tij 350 mijë fansat e Facebook’ut

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli, ka arritur numrin e 350 mijë fansave në faqen e tij në Facebook. Për këtë, ai ka një ftesë ndër më të çuditshmet: që të gjithë i fton për kokteil gjatë verës në shtëpinë e tij.

Ai shkruan:

Të dashur miq, Po e shoh se sonte kam kaluar numrin e 350.000 fansave në Facebook. Ne kemi ndarë shumë diskutime midis nesh. Kemi debatuar për gjërat që na lidhin, e së tepërmi: MIRËQENIA E BASHKATDHETARËVE TANË.

Unë ju falenderoj shumë për debatin tonë, pavarësisht si ka qenë ai, sintonues apo kundërshtues, për mua ka qenë shumë frymëzues.
Edhe unë gaboj, por komentet tuaja kanë ndikuar që gabimet e mia të jenë të limituara.
Edhe diçka ju duhet ta dini: Ju jeni të rëndësishëm për mua. Ne kemi qëndruar së bashku tërë kohën! Prandaj, unë kam një dëshirë: t’ju ftoj në shtëpinë time për një kokteil gjatë kësaj vere. Pse jo çdo ditë të javës së fundit të gushtit, kur është dhe jubileu i ditëlindjes sime.

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....